Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ju ka drejtuar simpatizantëve në tubimin përmbyllës në Prishtinë me “Ju jeni zemra e Vetëvendosjes”.

Ai ka thënë se kjo lëvizje në zgjedhjet e 6 tetorit do të dalë triumfuese, njofton Klan Kosova.

“VV del e para si dhe me Albinin në prinë e mbara! Erdhi dita për drejtësi që do të thotë erdhi fundit i krimit. Erdhi dita për arsim që do të thotë erdhi fundi i injorancës…”.

“Ilaçi për Kosovën e ka numrin 126 e emrin ilaçi e ka Vetëvendosje. Populli i Kosovës me 6 tetor do ta pijë këtë ilaç dhe do ta shërojmë Kosovën një herë e përgjithmonë”.

Ai ka thënë se me Vetëvendosjen në Qeveri mërgimtarë do të kthehen që të jetojnë në Kosovë.

“Shumë prej juve do të ktheheni në Kosovë sepse do të bëhet mirë me LVV. Së bashku ju themi mirë u pafshim në fitoren madhështore të 6 tetorit. Festa do të jetë e shkurt por puna shumë e gjatë sepse VV dhe Albin Kurti qeverisjen nuk e kuptojnë si privilegj por e marrin qeverisjen si përgjegjësi”.