Skuadra e udhëhequr nga trajneri gjilanas Bekim Isufi, Ferizaj ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi, duke triumfuar me rezultat 2-4, njofton Llapi.info.
Nga tre gola u shënuan në të dyja pjesët e lojës, kështu Llapi duke regjistruar humbjen e dytë në këtë edicion, kurse Ferizaj vulosi fitoren e tretë.
Pas humbjes befasuese, tekniku llapjan, Tahir Batatina ka thënë se kjo ka qenë ndeshja më e dobët e Llapit në karrierën e tij në krye të këtij klubi.
“Që kur jam trajner i Llapit kjo është ndeshja më e dobët që kemi zhvilluar. U kam thënë futbollistëve të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe jo të fluturojnë. Gjithashtu, kemi pasur mungesa në përbërje si Benjamin Emini, Armin Mujkic e Arbnor Ramadani kanë ndikuar. Kjo ishte dita më e keqe për Llapin. Dështuam në shumë aspekte. Por, do ta presim tani pushimin dhe do të tentojmë të rikuperohemi”, ka deklaruar Batatina për SSK.
Pas kësaj fitore, Ferizaj ikë nga zona e rrezikshme dhe tani zë pozitën e tetë me nëntë pikë të tubuara.
Ndërkohë Llapi mbetet në kuotën e 17 pikëve në pozitën e tretë në tabelë, aq sa kanë edhe Drita e Ballkani që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në duelin e radhës, Llapi do të ketë punë me Trepçën ’89, ndërsa Ferizaj pret Prishtinën./Llapi.info