Artisti me nofkën “I Am I” ka realizuar sot performancën me titull “BE është esull, ju jeni të dehur, ne jemi nën ndikimin e alkoolit tuaj”, që si qëllim kishte paraqitjen e premtimeve për liberalizim të vizave nga liderët politik.
Artisti “I Am I” ka treguar qëllimin se pse e ka realizuar këtë performancë sot kur në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Ai ka treguar se cili është kuptimi i 26 shisheve të shampanjës, në të cilat është vendosur teksti i secilit politikan që ka premtuar liberalizimin e vizave.
Performanca e artistit I Am I është realizuar në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë përballë zyrave të Bashkimit Evropian në Kosovë.