Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në faqen zyrtare të saj ka publikuar shifrat për daljen në votime për secilën në Komunë të Republikës së Kosovës, njofton Llapi.info.
Dalja e përgjithshme deri në orën 15:00 kanë dalë është mbi 29 për qind nga totali i përgjithshëm gjithmonë bazuar në të dhënat e dërguara në KQZ.
Përkthyer në numër deri tani kanë votuar më shumë se 500 mijë persona. Sipas këtyre të dhënave, në Podujevë deri në orën 15:00 kanë votuar 25 mijë e 224 qytetarë, apo në përqindje 31.27%.
Në këtë komunë, 111 është numri i përgjithshëm i vendvotimeve, teksa qendra më e madhe është Shkolla e Mesme Ekonomike “Isa Boletini”.
Ndërkohë, deri në orën 11:00 numri i votuesve në Podujevë ishte 7 mijë e 342 qytetarë, apo shprehur në përqindje 9.11%./Llapi.info