Luciano Spalletti është në bisedime të avancuara me Milanin, për ta zëvendësuar Marco Giampaolon në pozitën e trajnerit.
Sipas Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, Milani është duke bërë përpjekje të mëdha për të arritur marrëveshje personale me Spallettin, si dhe për ta liruar atë nga kontrata me Interin, transmeton Gazeta Express.
60-vjeçari u largua nga Interi në fund të sezonit të kaluar, pasi i drejtoi zikaltrit drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve për dy vjet radhazi.
Sipas mediave italiane, kuqezinjtë do ta shkarkojnë formalisht Giampaolon sapo të arrijnë marrëveshje me ish-trajnerin e Romës.
Rezultat e dobëta në këtë fillim sezon duket se i kanë kushtuar Giampaolos me shkarkim të hershëm nga detyra.