Personat të cilët nuk konsumojnë rregullisht cigaren, janë po aq në rrezik me personat të cilët pinë ka 1 ose 2 paketa me cigare në ditë.
Doktorët kanë bërë një hulumtim sa i përket kësaj çështje dhe kanë ardhur në përfundim, se personat të cilët ndezin shumë pak cigare gjatë ditës i dëmtojnë mushkëritë në të njëjtën mënyrë sa personat të cilët janë të varur ndaj saj.
Tani doktorët kanë bërë të ditur se ‘të i pini dy cigare brenda ditës është shumë më e rrezikshme sesa që mendojnë njerëzit’, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Ata kanë analizuar funksionimin e mushkërive të 25 mijë vullnetarëve një përzierje e duhanpirësve dhe të atyre që e kanë pirë më herët si dhe të të rriturve që asnjëherë nuk kanë konsumuar cigare.
Ekspertët kanë kalkuluar se duhanpirësit e lehtë humbin të njëjtin kapacitet të mushkërive gjatë një viti, njëjtë sikur duhanpirësit e rëndë e humbin për 9 muaj. Funksioni i mushkërive është një masë e sasisë së ajrit që një person mund të marr fryme brenda dhe jashtë. Funksioni i tij bie natyrshëm me moshën, duke filluar kur jeni 20 vjeç.