Viktimat janë duke u rritur ndërsa Turqia po e vazhdon ofensivën e saj ndërkufitare në zonat e mbajtura nga kurdët e veriut të Sirisë.
Të paktën 11 civilë kanë vdekur dhe dhjetëra luftëtarë nga SDF të udhëhequr nga kurdët dhe fraksione pro-turke janë vrarë.
Vdekja e parë e një ushtari turk u konfirmua nga ushtria e Turqisë.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur nga shtëpitë në këtë zonë, pasi thirrjet ndërkombëtare po rriten për të ndaluar sulmin.
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve kanë bërë të ditura planet ppër një prjektligj për sanksione kundër Turqisë, dhe Presidenti Donald Trump ka ofruar të ndërmjetësojë.
Turqia u zhvendos në Sirinë veriore të mërkurën pasi presidenti nxori trupat amerikane nga zona.