Të dielën në Kosovë por edhe në mediat e huaja qarkulloi lajmi për zarfet që erdhën nga Serbia dhe nga të cilat u infektuan ose helmuan ata që i numëronin ato.
Sipas raportimeve të fundit, këto zarfe që erdhën nga Serbia me votat për zgjedhjet e fundit kanë shkaktuar alergji në lëkurë në fytyrat e të prekurve.
Po quhet helmim rasti sot me zyrtarët e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, dhe kjo ngjarje ka nxitur edhe kujtime të hidhura të helmimeve të vitit 1990 në Kosovë, nga regjimi i atëhershëm serb.
Helmimet ndodhën në pranverën e vitit 1990 në moshat më të reja në Kosovë. Beogradi asokohe e quante helmimin një inskenim të shqiptarëve dhe aktrim perfekt.
Rreth 3 mijë nxënës janë helmuar asokohe, dhe sot në këtë helmim të radhës nga Serbia duket se po tregohet edhe një herë fytyra e vërtetë e shtetit zyrtar serb.
Në vitin 1919, Nikollë Bojaxhiu – babai i Nënë Terezës, ishte helmuar në Beograd.
Në vitin 2019, sot, Serbia ka vendosur që të helmojë qytetarët e Kosovës me anë të ndonjë substance e cila mund të jetë vendosur në këto zarfe. Po bëhen ende hetime që të zbulohet e vërteta pas këtij rasti.
Pakot në fjalë kanë ardhë nga Serbia ndërsa kanë dalë të dyshimta pasi janë hapur nga të angazhuarit në Kosovë, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim.