Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën mbrëma në një shtëpi në Podujevë hajnat kanë kryer vjedhje të rëndë, raporton Llapi.info.

Sipas viktimës që ka raportuar rastin në Polici, hajnat kanë vjedhur një pushkë gjuetie me leje, para të gatshme, stoli ari dhe dokumente personale.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka njoftuar se ekipet policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”./Llapi.info