Sekretari i Përgjithshëm i PSHDK-së, Emanuel Demaj i është kundërpërgjigjur Pal Lekajt të AAK-së, që dje kishte reaguar pse ishte shkarkuar nga demokristianët.
“Nuk je zëdhënës i PShDK’së Pal Lekaj, e as nuk e do ti më shumë se ne Anton Shalën, t’i të gjitha këto suksese dhe merita i ke nga votuesit demokristianë, nuk je dashamir i PShDK’së, por një shfrytëzues dhe një përfitues nga votuesit demokristianë. Aq më keq ishte sjellë edhe kolegu juaj, Anton Berisha, që gjithë e dimë se si aderoi në AAK”.
“Sapo ishte anëtarësuar në AAK ai kishte deklaruar se Partia Shqiptare Demokristiane nuk duhet të ekzistojë. Të them të drejtën AAK edhe 100 vite jetë me i pas nuk mundet me bë atë që ka bërë dikur PShDK së bashku me LDK’në, prandaj ju aty jeni dy kukulla dekori dhe argat i të tjerëve”, ka thënë Demaj.
“Nuk dua të debatoj me ju z.Lekaj, sepse kishe pas një kusht të vështirë, se duhet të kemi ulëse në Kuvend me debatu me ju, këtë nuk e kemi sepse ju jeni ata që e keni shkatërruar dhe po mundoheni të shkatërroni PShDK’në me argatë e juaj, por një gjë të tillë nuk do ta arrini sepse po ju vie fundi andaj jemi krenar si demokristianë qe i kemi duart e pastërta edhe pse jemi jashtë Kuvendit. Ne e kemi dëshmuar vetën në proceset më të vështira të Kosovës dhe do ta dëshmojnë edhe në të ardhmen. Ndërsa ju do të njiheni për gjëra tjera të cilat nuk i bëjnë nderë as Kosovës as juve.