Një person i kërkuar është arrestuar nga Policia e Kosovës mëngjesin e djeshëm në Podujevë, njofton PK-ja, transmeton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Përveç që është bërë e ditur se i dyshuari kanë qenë i kërkuar, Policia e Kosovës s’e ka bërë të ditur arsyen e vënies së prangave./Llapi.info