Nuk ka mjaftuar më shumë se 24-orë që vullnetmirët t’i dalin në ndihmë familjes Kuleta nga fshati Tërrnavë e Komunës së Podujevës, e cila jeton në kushte të rënda, shkruan Llapi.info

Falë iniciativës së të rinjve në krye me Mulla Idriz Bilallin dhe portalin Llapi.info, grumbullimi i mjeteve të nevojshme tashmë ka përfunduar.

Me këtë rast edhe do të fillohet që kësaj familjeje katër anëtarëshe t’i rinovohet shtëpia.

Po ashtu, gjatë ditëve në vijim do të dalin donacionet dhe faturat për punët që do të kryen./Llapi.info