Policia ka arrestuar mbrëmë një person në Podujevë, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre, njofton Llapi.info.

Sipas PK-së, burri nga Podujeva ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull dhe disa personave të tjerë. Gjatë kontrollit të dyshuarit iu është gjetur 1.3 gramë substancë narkotike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull K/Shqiptar dhe disa personave të tjerë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar 1.3 gramë substancë e dyshuar narkotike. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë./Llapi.info