Policia e Kosovës ka vazhduar me arrestime të personave të dyshuar për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, njofton Llapi.info.
Dy prej tyre janë arrestuar dje në Podujevë, pasi që të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme kanë ushtruar veprimtarinë bastore sportive.
Me këtë rast, Policia në lokalin e tyre janë konfiskuar dëshmi materiale disa shtëpiza kompjuteri, printerë, tiketa të shtypura si dhe gjëra të tjera.
Sipas PK-së, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info