Foto ilustrim

Policia e Podujevës ka vazhduar aksionin kundër organizimit të skemave piramidale, ku me ç’ rast janë arrestuar disa persona, njofton Llapi.info.

Një prej tyre u arrestua dje rreth orës 15:00 në këtë komunë. Sipas PK-së, i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar bastore sportive.

Si prova materiale janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një printer, disa tiketa të shtypua dhe 60 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, po ashtu të martën në këtë komunë u arrestuam edhe dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme kanë ushtruar veprimtarinë bastore sportive. Policia ka thënë se edhe këta dy persona janë dërguar në mbajtje./Llapi.info