Një person është arrestuar mëngjesin e djeshëm në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Podujevë, njofton Llap.info.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm, teksa është bërë e ditur se i arrestuari ka qenë i kërkuar.

Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./Llapi.info