Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast në Podujevë, të cilin e ka cilësuar si “keqpërdorim i besimit”, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë, shtetasi i Jordanisë ka marrë veturën në shfrytëzim (Rent) nga pronari mashkull K/Shqiptar, kishte lënë veturën dhe dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të Serbisë.

“Vetura i është kthyer pronarit ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, bën të ditur policia./Llapi.info