Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku për pasojë ka mbetur i lënduar ky i fundit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksident trafiku është larguar me automjetin e tij prej vendit të ngjarjes në drejtim të panjohur dhe deri më tani është person i panjohur. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë”, thotë PK./Llapi.info