Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, kanë qenë të përfshira dy vetura.

Mësohet se përveç dëmeve të vogla materiale s’raportohet për të lënduar

Si pasojë e këtij aksidenti është vështirësuar komunikacioni në këtë magjistrale, kështu duke u krijuar edhe kolona të gjata.

Duhet theksuar se numri i aksidenteve në vend është mjaft i lartë. Vetëm dje, sipas Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 46 aksidente. Prej tyre, 20 kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 26 me dëme materiale.

Kujtojmë, një tjetër aksident ka ndodhur sonte në këtë magjistrale, përkatësisht në Lluzhan, ku të përfshira janë një autobus dhe një veturë./Llapi.info