Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kombi. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë – Podujevë (fshati Vranidoll), ka ndodhur një aksident rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka deklaruar Ahmeti.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Kujtojmë, në këtë magjistrale në orët e para të kësaj mbrëmje kanë ndodhur edhe dy aksidente, teksa në Lluzhan janë përplasur një autobus dhe një veturë. Në lidhje me këtë të fundit, Llapi.info është në pritje të informatave më të detajuara nga ana e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 46 aksidente, prej tyre 20 kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info

No photo description available.