Foto ilustrim

Një rrahje ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në qytetin e Podujevës, njofton Policia e Kosovës, transmeton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia, teksa është bërë e ditur se një person është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar ( në raportin e PK-së nuk ceket se sa persona).

Sipas PK-së, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar, teksa i njëjti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”./Llapi.info