Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Shajkoc-Batllavë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në bazë të pamjeve që i ka siguruar Llapi.info, shihet një veturë që ka humbur drejtimin, me ç’rast ka përfunduar jashtë rrugës kryesore e rrokullisur.
Nga ky vetëaksident, përveç dëmeve të mëdha materiale, kanë mbetur të lënduar dy persona.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, në ora 12:40, në fshatin Shajkoc ka ndodhur një aksident trafiku, e përfshirë ka qenë vetëm një veturë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona”, ka thënë ai.
Ndërkaq, në pamjet e siguruara shihen edhe ekipet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.
Duhet theksuar se vetëm gjatë ditë së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 39 aksidente, 12 kanë rezultuar me të lënduar.
Portali ka siguruar edhe pamje tjera, por për shkak të përmbajtjes nuk do t’i publikojmë./Llapi.info