Klubi nga Podujeva ka pësuar humbje të thellë përpara shikuesve të vetë, duke u mposhtur nga Prishtina me rezultat 1-4, raporton Llapi.info.
Endrit Krasniqi, Ahmet Haliti, Ahmed Januzi dhe Armend Thaçi shënuan për fitoren e kryeqytetasve, ndërsa për nikoqirët golin e vetëm e realizoi Kastriot Selmani.
Por, kjo nuk është befasia e vetme që mori trajneri i Llapit, Tahir Batatina. Për dallim nga e para e hidhur, befasia e dytë ishte e këndshme.
I pari i Llapit është befasuar edhe me një veturë luksoze. BMW X6 e priste atë para stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në këtë veturë, vëllai i kishe ngjitur edhe disa fleta, ku kishte shkruar: “Dhuratë për kryetrajnerin Tahir Batatina. Drejtori: Bejtush Batatina”, thuhet në letrën e vendosur në veturë.
E për këtë, Tahiri pasi ka parë ka thënë se nuk e ka ditur për këtë dhuratë, por kjo, siç është shprehur ai për gazetarë, ka ardhur si rezultat i organizimit të mirë./Llapi.info