Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Siboc. Të përfshirë në këtë aksident kanë qenë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar ky i fundit, njofton Llapi.info.
Rastin për Llapi.info gjatë ditës së djeshme e ka konfirmua edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, në raportin e sotëm ditor të Policisë së Kosovës është njoftuar se shoferi i veturës që ka goditur të moshuarin është arrestuar.
“Fsh. Sibovc, Podujevë 08.11.2019 – 17:00. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është arrestuar vozitësi mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport e PK-së.
Llapi.info ka raportuar edhe gjatë ditës së djeshme në lidhje me këtë rast./Llapi.info