Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur të shtunën pas mesnate në rrugën “Zahir Pajazaiti”, në Podujevë, njofton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura (dy në lëvizje dhe një veturë e parkuar). Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datën 10/11/2019 rreth orës 01:10 në rrugën Zahir Pajaziti – Podujevë afër Interex-it, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime ku janë të përfshira tri automjete, dy në lëvizje dhe një automjet i parkuar. Auto.1.VË Gollf ngjyrë e bardhe me targa vendore, dhe. Auto.2.Audi 80 ngjyrë e kaltër me targa -KS-, si dhe Auto.3.(e parkuar) Dacia Sandero ngjyrë e bardhe me targa vendore. Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mos përshtatja e shpejtësisë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, për procedura dhe vendime të mëtejme sipas ligjit”, ka thënë Hoxha.

Sipas informacioneve që posedon Llapi.info, në këtë aksident kanë mbetur të lënduar katër persona, dy prej tyre më rëndë./Llapi.info

This image has an empty alt attribute; its file name is 75356862_994023960932080_3330650582888218624_n-1.jpg