Amir Cakiqi nga Llapashtica e Podujevës, përveç shumë krerëve lopë që i posedon, e ka edhe një dash.
Sipas tij, kjo kafshë ka diçka të veçantë.
Cakiqi mendon se në këtë dash shkruan Allah, transmeton Klan Kosova.
Fermerët e Llapashticës kanë thënë se këtë dash do ta trajtojnë mirë dhe se do t’i lënë qytetarët të fotografohen me të.