Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë, një person ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë vjedhur disa pajisje.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë vjedhur disa pajisje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar PK-ja, pa dhënë detaje tjera.

Në njoftim, Policia e Kosovës s’ka treguar konkretisht se çfarë është vjedhur. Ndërsa, rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Rasti është duke u hetuar./Llapi.info