Një emër i madh në tabelë që drejton kah origjina e tij. Historia e kësaj pjese flet vetëm për të. Por jo edhe themelet dhe gjithçka tjetër në vendin ku ka qëndruar dekada me radhë kulla e Demë Ahmetit, në zonën e Llapit, shumë afër kufirit me Serbinë.
Sipas pasardhësve të Demë Ahmetit, emër ky që përmendet shekuj me radhë, gjegjësisht nga viti 1455 në dokumente osmane, kulla në vend që të restaurohej ajo u rrënua krejtësisht.
“Këtu deri në luftën e fundit ka pasur banorë goxha mirë, janë shpërngulur shumica. Por, kulla si kullë është ruajtur gjithherë edhe me baballarë tonë e me gjyshërit deri në kohën e sodit, ku është prona e imja personalisht. E kam ruajtur edhe pas lufta deri në momentin e fundit që një vit e diçka kanë intervenuar të Agjencionit edhe kanë pru në këtë gjendje”, thotë për Klan Kosova Halit Ahmeti.
Për më shumë, ndiqeni videon: