Është publikuar orari më i ri i reduktimeve edhe për vendet që do të mbesin pa energji elektrike ditën e premte në Podujevë, njofton Llapi.info.
Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime.
Sipas KEDS-it, reduktimet do të bëhen për shkak të ngritjeve të shtyllave.
“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 2 (Kodi: 14000010) prej orës 09:00 deri në ora 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 16:00.
Vendet: Fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja e ndërprerjes: Ngritja e shtyllave 12 Majac 1”, thuhet në njoftim./Llapi.info