Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë pasi që i njëjti ka sulmuar një zyrtar.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info