Një person është sulmuar fizikisht dje rreth orës 18:00 në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm, derisa është bërë e ditur se viktima është sulmuar pas një mosmarrëveshje dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.
Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si “sulm” dhe i njëjti është kategorizuar te incidentet kriminale./Llapi.info