Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i dyshuar është arrestuar dje në Podujevë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një person, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Duhet theksuar se këto raste kohët e fundit janë shpeshtuar në qytetin e Podujevës, teksa një rast i tillë ka ndodhur edhe para dy dite./Llapi.info