Bekim Bislimi është zgjedhur komandat i ri i Stacionit Policor të Podujevës, njofton llapi.info

Ai është takur sot me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliun, i cili e ka uruar kapitenin Bekim Bislimin për marrjen e detyrës së komandantit të Stacionit Policor në Podujevë, duke u shprehur optimist për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në mes të Komunës së Podujevës dhe Policisë së Kosovës.

“Jam i sigurt se do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë, të cilin e kishim ndërtuar edhe me komandantin e mëparshëm. Falë bashkëpunimit të mirë të policisë me qytetarët dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, në komunën tonë kemi një gjendje të mirë të sigurisë dhe me rënie të vazhdueshme të rasteve kriminale”, ka thënë Veliu.

Ndërsa, kapiteni Bekim Bislimi, u shpreh i lumtur që do të jetë në krye të Stacionit të Policisë në Podujevë, në një komunë ku gjendja e sigurisë është e mirë dhe ku ka rënie të vazhdueshme të veprave.

Ai premtoi një angazhim dhe bashkëpunim të ngushtë për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë për qytetarët e komunës së Podujevës. /Llapi.info