Sot zhvillohen katër duele në Superligën e Kosovës në futboll në kuadër të javës së 16-të, ku vëmendja do të jetë në Gjilan, njofton Llapi.info.

Në stadiumin “Selami Osmani”, Drita do ta pres Llapin e Tahir Batatinës për ta zhvilluar derbin e kësaj të shtune. Sfida pritet të nis në ora 13:00.

Llapjanëve iu duhet fitorja në këtë duel për t’i harruar rezultatet e ndeshjeve të fundit dhe për të mbetur në hap me liderët aktualë të tabelës. Arkëtimin e pikëve të plota përpara adhuruesve të vetë e kërkojnë po ashtu edhe gjilanasit për të mbetur në garë për titull.

Ndeshja e fundit ndërmjet këtyre ekipeve ishte fantastike në “Zahir Pajaziti”, e cila solli katër gola – nga dy për secilën skuadër. E tillë pritet të jetë edhe sot në Gjilan, duke marrë për bazë renditjen e tyre aktuale në tabelë dhe rëndësinë e kësaj ndeshjeje.

Djelmoshat e Tahir Batatinës në këtë përballje hynë pas humbjes së thellë të pësuar në Podujevë nga Prishtina, kurse Drita barazoi pa gola me Feronikelin në “Rexhep Rexhepi”.

Pas 15 javëve, Llapi ka 24 pikë në pozitën e pestë, teksa Drita ka 28 sosh dhe radhitet në vendin e tretë.

Kryendeshjen, Drita – Llapi do ta drejtojnë treshja: Fatmir Tahiri, Erduan Baliqi dhe Granit Hyseni./Llapi.info