Katër persona janë arrestuar nga Policia pasi dyshohen se kishin vjedhur çantën e një vajze/gruaje në autobusin e një agjencie turistike, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Shtedim të Podujevës, derisa çanta e vjedhur është gjetur në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thotë PK-ja në raportin e saj të përditshëm.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë nën dyshimin se të njëjtit në autobusin e një agjencie turistike kishin vjedhur çantën e viktimës vajzë/grua Sh/Shqiptare. Në një objekt përcjellës të shtëpisë të njërit prej të dyshuarve është gjetur çanta e viktimës me gjësendet e vjedhura përveç parave dhe kartelave bankare. Me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia./Llapi.info