Podujeva, foto arkiv

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti për disa ditë me radhë kishte shantazhuar ish të dashurën në rrjetin social ‘Instragram’, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari i kishte kërkuar të holla (300 euro) ose në të kundërtën do i publikon fotografi intime.

“Podujevë, 22.11.2019-03:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti për disa ditë më radhë kishte shantazhuar viktimën në për mes rrjetit social Instagram duke i kërkuar të holla në shumë prej 300(treqind) € ose në të kundërtën do i publikon fotografi intime të saj pasi që i dyshuari më parë kishte qenë në lidhje me të. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thotë PK./Llapi.info