Ky ushqim më së miri shkon me bërxolla të grira dhe është koha e duhur që t’i provoni

Përbërësit për salcë:

– 60 g spinaq,
– 2 thelpinj hudhre;
– gjysmë litri qumësht;
– kripë,
– 1 lugë erëza;
– 2 – 3 lugë miell;
– pak vaj apo yndyrë.

Përbërësit për pure:

– 1 patate,
– 10 g margarinë;
– qumësht sipas nevojës.

Përgatitja:

Në yndyrë fërgoni miellin derisa të skuqet dhe qitni sipër gjysmën e qumështit.

Shtoni spinaqin e grirë imët të cilin më parë duhet ta zieni në avull në mënyrë që fletët të zbuten.

Shtoni hudhrën e grirë dhe erëzat.

Të gjitha zieni në zjarr të lehtë duke shtuar qumështin e mbetur dhe ujë sipas dëshirës.