Janë anuluar aktivitet që ishin planifikuar të mbahen me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit Kombëtar- 28 Nëntorit në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Kjo për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi sot Shqipërinë duke lënë të paktën 18 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.
“Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu, në shenjë solidarizimi për tragjedinë që shkaktoi tërmeti në Shqipëri, ka marrë vendim për anulimin e të gjitha aktiviteteve kulturo-artistike dhe sportive të planifikuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) për shënimin e 28 nëntorit – Ditës së Flamurit”, thuhet në njoftimin e Komunës./Llapi.info