Që nga ora 10:00 e mëngjesit, qytetarë të shumtë llapjanë kanë kontribuuar në mënyra të ndryshme për t’u dalë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri, njofton Llapi.info.

Ndihma të shumta kanë grumbulluar edhe grupi i tifozëve të Llapit, ‘Legjendat’.

Përpara stadiumit “Zahir Pajaziti”, tashmë janë grumbulluar ndihma nga më të ndryshmet për shqiptarët. Aksioni do të vazhdojë gjerë në orën 18:00, kur edhe ndihmat do të nisen në destinacionin e Shqipërisë.

Aksione të tilla ka pasur edhe në pjesë të tjera të Podujevës, ku më gjerësisht mund t’i lexoni KËTU.

Aktualisht ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë plagosur mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 janë shpëtuar./Llapi.info

Më poshtë pamjet e dërguara nga Legjendat: