Ashtu si në qytetet tjerë, edhe në Podujevë qytetarët llapjanë janë bashkuar në ndihmë për familjet e prekura nga tërmetet në Shqipëri, njofton Llapi.info.

Madje, për vëllezërit dhe motrat tona, askush nuk po kursen asgjë. Në mesin e tyre bënë pjesë edhe një e moshuar nga Podujeva. Ajo ka kontribuuar me 10 eurot e fundit që momentalisht i kishte me vete.

“Veç s’pata, se 100 i kisha dhanë. Ato i pata dhe pata qejf, pak tesha pak diçka veç me iu ndihmua. Ishalla Zoti ju ndihmon të tjerëve”, ka thënë ajo.

Ndryshe, aksione të tilla për grumbullime të ndihmave ka pasur në disa pjesë të Podujevës.

Aktualisht ka shkuar në 31 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë plagosur mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 janë shpëtuar./Llapi.info