Mbrëmë u aludua në media se një ndër viktimat e tërmetit në Thumanë ishte edhe e fejuara e djalit të madh të kryeministrit Rama, Gregorit.

Lajmin për vdekjen e të fejuarës së tij e ka konfirmuar vetë Gregor Rama. Ai konfirmon lajmin me anë të një story në Instagram.
“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe njeriu im i afërt sëbashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrur deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare”- shkruan Gregor Rama në storyn e tij, shkruan Tch.