Kompania ‘Telkos’ është mobilizuar sot që të dërgojë ndihma për të gjithë të prekurit nga tërmetet në Shqipëri, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, Telkos ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve për humbjen e më të dashurve.

“Në këtë ditë që duhet të ishte ditë feste. Telkos është mobilizuar sot të dërgoj ndihmat për të gjithë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Telkos ju shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre dhe njëkohësisht ndjejmë dhimbjen bashkë me ju”, thuhet në njoftim.

Është rritur bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orën 03:54 të mëngjesit të së martës. Pak ë parë është konfirmuar viktima e 41-të si pasojë e tërmetit të së martës.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin duke raportuar se kanë marrë trajtim në spitale 750 të lënduar, nga të cilët 660 vetëm në spitalin e Traumës dhe të Durrësit./Llapi.info

Në këtë ditë që duhet të ishte ditë feste, Telkos është mobilizuar sot të dërgoj ndihmat për të gjithë të prekurit nga…

Gepostet von Telkos am Donnerstag, 28. November 2019