Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar këta të fundit.

Siç mëson portali, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 21:35, në fshatin Besi, ka ndodhur një aksident trafiku, një veturë ka goditur dy këmbësorë të cilët janë lënduar si pasojë e aksidentit”, ka thënë ai.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkakun e aksidentit.

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente, prej tyre një ka përfunduar me fatalitet, kurse 20 me të lënduar./Llapi.info