Sot u është dhënë lamtumira e fundit tetë anëtarëve të familjes Lala, të cilët vdiqën nën rrënojat e tërmetit tragjik rënë më 26 nëntor në Durrës.

Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, familjarë, të afërm, miq e shok të shumtë i kanë përcjellë viktimat për në varreza.

Ceremonia mortore e 8 anëtareve, po zhvillohet në Pallatin i Kulturës në Durrës, në nder të familjes Lala.

Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi tërmetit është 17-vjeçari Ramë Lala, përcjellin mediat shqiptare.

Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër. Nën rrënoja mbeti po ashtu edhe Griselda 22 vjeç, motra e 17-vjeçarit Ramë Lala.

Të pranishëm në homazhet për viktimat nga tërmeti janë kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta.

Viktimat e familjes Lala:

Sahadete Lala 79 vjeç – (Gjyshja)

Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxor nga rrënojat

Marjeta Lala me 4 fëmijët:

Emilio Lala

Dionis Lala 2 vjeç

Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë

Amelia Lala 8 vjeç

Griselda Lala- 22-vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi)

#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Durrës, Pallati i Kulturës – L?A?M?T?U?M?I?R?Ë?https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 30. November 2019