Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Prishtinës, ka thënë se 45 profesionistë nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri që të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve nga tërmeti.

Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Në këtë fazë emergjente falë inspektimit tyre profesional ndihmuan qeverinë shqiptare që ta ketë më të qartë gjendjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti”.

“Po ashtu, falë përpjekjeve tyre në shumicën e shkollave në zonat e prekura nga tërmeti mund të vazhdojë mësimi. Faleminderit çdonjërit prej tyre”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.