Foto ilustrim

Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.

Një veturë ka humbur drejtimin me ç’rast edhe ka përfunduar matanë rrugës kryesore. Si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Një vetaksident është shkaktuar, një veturë është e përfshirë, kurse një person i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia policore po merret me rastin. Apelojmë që drejtuesit të jenë më të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve dhe shpejtësinë ta përshtatin me kushtet e rrugës për të shmangur aksidentet”, ka thënë ai./Llapi.info