Skuadra nga Podujeva, KF Llapi ka regjistruar sot humbjen e dytë rresht dhe të shtatën në edicionin vjeshtor të këtij kampionati, raporton Llapi.info.
Përpara adhuruesve të vetë, llapjanët pësuan debakël në “Zahir Pajaziti” 1-4 nga kuqezinjtë e Flamurtarit. Gentrit Begolli (2x), Shend Kelmendi (1) dhe Festim Krasniqi (1) shënuan për t’i arkëtuar tri pikë të arta në Podujevë, ndërsa për nikoqirët golin e vetëm e shënoi Muhamet Hyseni.
Pas disfatës, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka kritikuar disa nga lojtarët e tij, duke shtuar se të tillë lojtarë nuk i duhen Llapit, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe ndryshime.
“Në pjesën e parë kemi mundur t’i shënojmë tre gola, luajtëm me lojtarë të ri, na nevojitet një sulmues tipik. Në janar do i bëjmë katër blerje, lojtarët kryesorë të Llapit nuk kanë mundur të na ndihmojnë për shkak të lëndimeve, nuk na nevojiten të tillë”, ka deklaruar Batatina SSK.
Tekniku llapjan ka deklaruar se ekipi i tij do të jetë i fortë dhe stabil në pranverë, duke marrë për bazë edhe transferimet e paralajmëruara.
Pas kësaj humbjeje, Llapi tani mbyll këtë edicion vjeshtor në pozitën e shtatë me vetëm 24 pikë të arkëtuara, ndërsa Flamurtari arrin në kuotën 19 pikëve./Llapi.info