Sot bëhen 21 vite nga rënia heroike e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, njofton Llapi.info.
Ilir Durmishi me bashkëluftëtarët, Afrim Maliqin e Hyzri Talla u vranë nga një pritë e organizuar pushtuesve serbë, derisa ishte duke lëvizur me veturë në Bregun e Diellit në Prishtinë, më 2 dhjetor të vitit 1998.
Kjo ishte një vrasje makabre e dëshmorëve llapjanë. Ata u vranë nga shërbimi okupatorët serbë afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë derisa ndodheshin në një mision ushtarak.
Në vendin e rënies së këtyre tre dëshmorëve edhe është zbuluar pllaka përkujtimore.
Sipas një njoftimi, për nder të veprimtarisë së dëshmorëve, në ora 11:00 në vendin e rënies së tyre në Bregun e Diellit në Prishtinë, do të bëhen homazhe, kurse nga ora 12:30, bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Penuhë, tek varri i Hyzri Talles dhe Afrim Maliqi dhe pastaj vazhdohet për te varri i Ilir Durmishit në Shajkoc./Llapi.info