Ministri i Jashtëm në largim i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka kujtuar sot presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij të 75-të.
Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se durimi, uniteti dhe dialogu janë virtytet e vetme që e çojnë vendin drejt një të ardhme më të mirë.
“Sot e kujtojmë Presidentin Historik të Kosovës Ibrahim Rugova. Urtësia dhe udhëheqja e tij në kohë kruciale të historisë së Kosovës ka treguar se durimi, uniteti dhe dialogu janë virtytet e vetme që e çojnë vendin tonë drejt një të ardhme më të mirë. Skena jonë politike sot duhet të reflektojë në arritjet historike që kemi bërë dhe të zbatojmë këto virtyte të Presidentit Rugova në kulturën e sotme politike. Kjo na mungon dhe na mungon Presidenti Rugova”, shkruan Pacolli.