Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka pasur të udhëtojë nesër në Holandë ku më 4 dhjetor ishte ftuar të intervistohet nga Gjykata Speciale në Hagë.

Por, nga kabineti i liderit të PDK-së, është konfirmuar se kjo intervistë që ishte paraparē për datën 4 dhjetor, për shkaqe teknike është shtyrë për javën tjetër.

“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, tha Avni Bytyçi, këshilltar politik i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.